Sport

Zyrtare: Ronaldo merr një lajm të jashtëzakonshëm (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 18 June 2017

Presidenti i La Ligas beson se Ronaldo nuk është fajtor.

Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes në mes të Portugalisë e Meksikës, shkruan Gazeta Blic

Ylli i Real Madridit është akuzuar për evazion të miliona eurove në taksa, duke bërë që ai të kërkojë largimin nga Real Madridi dhe Spanja.

-Advertisement-

Por, Ronaldo ka marrë një mbështetje të fuqishme këtë fundjavë, rreth akuzave ndaj tij.

Fituesi i Topit të Artë akuzohet se ka bërë shkelje tatimore me vlerë 14.7 milionë euro, të cilat ai i ka mohuar në vazhdimësi.

32-vjeçari tani ka marrë mbështetje të madhe nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili ka thënë se Ronaldo është i pafajshëm.

“Duke ditur se sa profesional ai është, nuk kam dyshime se Ronaldo është i pafajshëm”, ka thënë ai për ‘La Sexta’, përcjell Gazeta Blic

“Tani jetojmë në një kohë kur çdo lajm që është i lidhur me thesarin spanjoll ka të bëjë me kryerjen e krimeve. Nga ajo çfarë kam lexuar, jam i bindur se këtu nuk ka krim”, ka shtuar presidenti i La Ligas.

Ai gjithashtu pranoi se do të ishte humbje e madhe për kampionatin spanjoll në rast se Ronaldo vendos të largohet nga Real Madridi dhe Spanja.

“Humbja e tij do të ishte shumë e rëndësishme. Do të ishte një humbje e madhe për ne, humbje e pazëvendësueshme”, ka përfunduar Tebas.

Ish-klubi Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë dy klubet të cilat janë duke monitoruar nga afër gjendjen e portugezit, pasi ky i fundit deklaroi se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera