Sport

Zyrtare, Reali i rrëmben talentin Manchester City-it

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 07 January 2019

Ajo që përflitej prej kohësh tashmë ka marrë edhe trajta zyrtare. Brahim Diaz është në të gjitha efektet një lojtar i Realit të Madridit. Është pikërisht talenti spanjoll i lindur në vitin 1999 afrimi i parë i Los Blancos në merkaton e dimrit.

Edhe pse transferimi i tij te Reali do të bëhej i mundur në verë, për të shmangur çdo dyshim, drejtuesit e klubit merengues përshpejtuan transferimin e Diaz duke derdhur në arkat e Manchester City-it, 17,3 milionë euro për kartonin e mesfushorit 19 vjeçar. Diaz debutoi me Citiziens kur ishte vetëm 17-vjeç e 49 ditë, ndërkohë që në moshën 18-vjeçare luajti ndeshjen e tij të parë në Champions League duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e klubit anglez që realizon diçka të tillë.

Në moshën 14-vjeçare Diaz la Malagan për tu transferuar në Angli por tashmë është rikthyer në vendin e origjinës së tij këtë herë për të lenë shenjë në La Liga me fanellën e klubit më të titulluar në Spanjë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera