Zyrtare: Pushteti nuk do të procedojë pagat për grevistët

Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 03 October 2022
Ministria e Financave nuk do t’i kompensojë pagat për punonjësit e sektorit publikë që kanë mbajtur grevë gjatë muajit të kaluar, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka thënë sot se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë, mbështetet në ligj.
“Po e qartë, megjithatë Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”, tha Kusari-Lila.
“Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat, parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët të cilët nuk janë në vendin e punës”.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se pushteti është në pritje të azhurnimit të listave të punonjësve të cilët kanë qenë në grevë nga organizatat buxhetore, kryesisht komunat.
“Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore në këtë rast që të bëjnë azhurnimin e listës”, përfundoi ajo.
Pas një muaji grevë në arsim, të hënën ka filluar procesi mësimor në Kosovë.

Të tjera
-
Sorensenit i propozohet ta “vëjë në ballë të dialogut njohjen reciproke, që ta zgjidhë konfliktin përgjithmonë”
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe...
-
Rama në Vlorë, kritika për deputetët dhe mbështetje për kandidatet e reja: PS duhet të hapet
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë me kandidatët e Partisë Soci...
-
DW: Trump dhe gjykatat – A po shkon SHBA drejt autokracisë?
Gjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti sh...
-
Arrestohen 10 persona në Gjakovë për organizim të lojërave të fatit, policia konfiskon para, çipa të pokerit dhe një revole
10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave pi...
-
100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër
Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalim...
-
Shpenzimet e buxhetit 2024, ku shkuan mbi 3 miliardë euro?
Qeveria e Kosovës nuk arriti t’i shpenzojë gati 120 milionë euro nga buxheti...
-
Paralajmërimet për rritjen e çmimit të rrymës, Haradinaj: Qeveri e rrezikshme, vendi ka nevojë për udhëheqje që i mbron qytetarët
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin ...
-
OEK – Avokatit të Popullit: Drejtojuni Kushtetueses për vendimin e ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që n...
-
PDK sot mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konfere...
-
Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK mban sot konferencë për media
Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkës...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 110 tiketa trafiku. ...
-
Dhunọhet një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari lidhur me rastin
Një grua në Prishtinë është dhunuar dhe e njëjta ka ofruar tretman mjekësor l...