Sport

Zyrtare: Panucci rikthen Xhakën në Kombëtare, ja lojtarët e ftuar për ndeshjet kundër Spanjës dhe Italisë

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 29 September 2017

Christian Panucci ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Spanjës dhe Italisë, që do të zhvillohen me 6 respektivisht 9 tetor.

Për këto dy ndeshje Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mavraj, Roshi e Kukeli.

Për dy takimet zyrtare eleminatore me Spanjën (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor) do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka, Ermir Lenjani dhe Ergys Kaçe, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar, njofton FSHF, transmeton Gazeta Express.

Spikat edhe ardhja në Kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hëne, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Më poshtë edhe lista e trajnerit Christian Panucci për takimet me Spanjën dhe Italinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera