Sport

Zyrtare, Monaco shkarkon trajnerin Henry

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 25 January 2019

AS Monaco ka pezulluar Thierry Henry nga detyrat e trajnerit të ekipit të parë, këtë e ka publikuar vetë klubi nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

Henry ka vuajtur të marrë rezultate pozitive gjatë javëve të fundit dhe ka përjashtuar një numër të madh të lojtarëve nga ekipi i parë gjatë kësaj jave.

Mesa duket klubit nuk i ka pëlqyer kjo gjë, pa harruar edhe skandalin ku është kapur duke sharë një lojtar kundërshtar në ndeshjen e fundit.

-Advertisement-

Ish-kampionët e para dy viteve rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria dhe drejtuesit kanë vepruar.

Henry është pezulluar deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar.

Gjatë kësaj kohe, pjesëtari i stafit teknik Franck Passi do të stërvitë skuadrën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera