Sport

ZYRTARE: Messi do të largohet nga PSG-ja

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 01 June 2023

Lionel Messi është duke e kaluar muajin e fundit në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas nga 1 korriku do të jetë i lirë, kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin francez.

Këtë e ka konfirmuar sot trajneri i parisienëve, Christophe Galtier.

“E kisha privilegjin të punoja me lojtarin më të mirë në histori të futbollit. Në këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit me PSG-në në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, deklaroi trajneri i PSG-së.

Messi i kaloi dy sezone në Paris, ndërsa në javët në vazhdim do të vendosë për të ardhmen e tij.

Kampioni i botës me Argjentinën i ka tri opsione: rikthimin në Barcelonë, transferimin në SHBA në ekipin Inter Miami, ose ta pranojë ofertën stratosferike të klubeve nga Arabia Saudite.

Kohëve të fundit, tifozët e PSG-së e vërshëllyen dhe e fyen shtatë herë fituesin e Topit të Artë.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Etiketa:
Delegacioni nga Drake University i Iowas viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe

Të tjera