Sport

ZYRTARE: Llapi prezanton mbrojtësin francez

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 02 February 2021

Klubi i Llapit është përforcuar edhe më një futbollist para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin francez, Anthony Monin.

Moni ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me klubin nga Podujeva dhe është prezantuar sot në ambientet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’.

-Advertisement-

Madje mbrojtësi francez ka luajtur disa minuta në ndeshjen miqësore që Llapi e ka fituar sot me rezultat 4-1 ndaj Bashkimit të Koretinës.

24 vjeçari ka bërë karrierë tek skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berwick Rangers FC U20 dhe së fundmi tek FC Vallorbe-Ballaigues.

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit të Llapit në faqen zyrtare në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera