Sport

ZYRTARE: Liria nuk ndalet as në ditën e fundit të afatit kalimtarë, ja përforcimi i radhës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 17 August 2018

Edhe në ditën e fundit të afatit kalimtarë klubi prizrenas ka prezantuar përforcimin e radhës. Muhamed Berisha është ardhja e 18-të e Lirisë në këtë afat kalimtarë.

Berisha në të kaluarën ishte pjesë e Kastriotit të Krujës, Ballkanit të Suharekës dhe Rahovecit, ndërkohë nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e Lirisë.

Në “Përparim Thaçi” deri më tani kanë zbarkuar plot 18 futbollistë: Gerald Tushe, Rilind Kastrati, Blendi Memaj, Fatih Karahoda, Shpresim Fazlija, Ragip Thaqi, Robert Gjeraj, Valon Bytyqi, Ibrahim Walidjo, Florian Daci, Françesko Lamaj, Aldo Mitraj, Granit Osmanollaj, Drilon Hodaj, Gentian Binishi, Liridon Fetahaj, Ramadan Kryeziu dhe Muhamed Berisha.

-Advertisement-

Fotografia e LIRIA FC

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera