Sport

ZYRTARE: Ky është trajneri ri i Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 05 October 2018

Skuadra e Shkupit që luan në elitë të Maqedonisë, ka emëruar trajner të ekipit sulmuesin e dikurshëm të reprezentacionit të Turqisë, Umit Karan.

Në deklratën e tij gjatë prezentimit të trajnerit, drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, ka thënë se me Karanin ekipi do të fillon frymën e ngritjes në një ekip të njohur e të respektuar ndërkombëtarsisht.

E turku ka shprehur kënaqësinë e tij që është pjesë e një projekti premtues.

-Advertisement-

Më parë, Shkupi ka qenë nën drejtimin e Zekirija Ramadanit, trajneri që tash po drejton liderin e Superligës, Feronikelin, ndërsa më parë është bërë kampion i Kosovës me Trepçën’89.

Shkupi pas tetë xhirove të para në elitën e futbollit maqedonas është në pozitën e fundit të klasikimit me vetëm 5 pikë, ndërsa në xhiron që vjen luan me Rabotnickin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera