Sport

ZYRTARE: Ky është largimi i parë nga kampioni vjeshtor

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 02 January 2019

Aventura e Drilon Osmanit te Vushtrria ka qenë e shkurtër, derisa mesfushori nga Skenderaj ka vendosur të ‘shkurorëzohet’ më ish-kampionët e vendit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një prononcimi për mediumin “Gazeta Olle”, duke u shprehur njëherit edhe i hapur për oferta.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Vushtrria. Falënderoj trajnerin dhe stafin e tij për bashkëpunimin. Falënderoj tifozë që ishin të mrekullueshëm, si dhe bashkëlojtarët, që u dëshiroj suksese në të ardhmen. Në ditët në vijim do të vendosi për skuadrën e re. Jam i hapur për oferta”, është shprehur.

23-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës së Drenicës, ndërkohë te Vushtrria erdhi me insistimin e ish-drejtorit sportiv të kësaj skuadre Muhamet Dragusha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera