Sport

Zyrtare: Kroacia publikon listën e lojtarëve kundër Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 14 August 2017

Kroacia ka publikuar listwn e të grumbulluarve për ndeshjet kundër Kosovës dhe Turqisë.

Trajneri i kombëtares kroate, Ante Çaçiq, ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjet e radhës të kualifikimeve për Botërorin 2018 kundër Kosovës dhe Turqisë, shkruan Gazeta Express.

Kroati ka vendosur që në listën prej 23 lojtarësh të fus edhe lojtarë të rinj.

-Advertisement-

Kësaj liste i është shtuar Mario Pasalic, i cili ka pasur sezone të mira në Monaco dhe Milano, e po ashtu start të mirë edhe në FC Spartak të Moskës. Listës i janë shtuar edhe kapitenët e Hajdukut dhe Osijekut, Borna Barishic dhe Zoran Nizhic, ndërsa nga Liga e Parë kroate është ftuar edhe Filip Bradaric nga klubi i Rijekës dhe Dominik Livakovic nga Dinamo.

Më 2 shtator, Kroacia e pret Kosovën në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, ndërsa tre ditë më pas udhëton në Eksisehir për t’u përballur me Turqinë.

Kjo është lista e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera