Sport

Zyrtare, Kosovë – Rusi, luhet më 6 mars

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 19 February 2020

Kombëtarja e Kosovës (femrat) do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Wiesbaden të Gjermanisë në orën 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë, njofton FFK.

Dardanet deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje.

-Advertisement-

Kosova arriti të mposhtë në shtëpi Turqinë, 2:0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, derisa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire, 0:5.

Gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar edhe Rusia, derisa renditjen e kryeson Holanda me 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara, derisa Sllovenia është në pozitën e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja me Rusinë do të jetë mundësi e mirë edhe pë r shqiptarët në Gjermani, të cilët pritet t’i japin mbështetje vashave tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera