Lajme

Zyrtare: Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 19 December 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera