Sport

Zyrtare: Kosova – Gjibraltar luhet me këtë datë

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 16 April 2019

Pas miqësores me Danimarkën e cila u mbyll baras 2-2, Kombëtarja e Kosova në futboll në vitin 2019 do ta luaj edhe një ndeshje miqësore, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshjen e dytë miqësore në vitin 2019 Kosova do ta zhvilloj kundër Gjibraltarit.

UEFA ka zyrtarizuar që kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 11 tetor,  3 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi.

-Advertisement-

Ky vendim është i mirëseardhur për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes sepse ‘Dardanët’ nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë fare jashtë vendit, dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera