Sport

ZYRTARE: Kombëtarja U-21, miqësore me Italinë U-21

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 16 April 2018

Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë, shkruan infokusi.

Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane  për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje.

Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshjë të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri me 6 shtator. Në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21:

-Advertisement-

11 tetor 2018 Shqipëri-Spanjë
16 tetor 2018 Estoni-Shqipëri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera