Sport

Zyrtare: Klubi i Ipko Superligës ndryshon emrin, kërkon propozime

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 31 August 2018

Kryesia e klubit të KEK-ut, konkretisht presidenti, Istref Klinaku kanë vendosur për ndërrimin e emrit të klubit nga ‘KEK’ në një emër tjetër, , shkruan Gazetasheshi.com.

“Të dashur bashkëvendas dhe simpatizant të klubit, kryesia e klubit, konkretisht presidenti i klubit, Istref Klinaku pas disa konsultimeve ka ardhur në konkludim për ndërrimin e emrit të klubit nga KEK në ndonjë emër tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit dërguar në adresë të Gazetasheshi.com.

“Para ndërrimit të emrit të klubit tonë, ne kërkojmë edhe nga ju bashkëqytetarë dhe simpatizant që të jepni mendime apo ide sesi mund të quhej në të ardhmen klubi ynë i qytetit”.

-Advertisement-

Kësisoj, të gjithë ata që kanë ide mund t’i propozojnë ndonjë emër të ri KEK-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera