Lajme

Zyrtare: Këto janë tri pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 30 September 2021

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje rreth çështjeve të targave.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur i dërguari special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo marrëveshje përbehet nga tri pika të cilat janë nënshkruar nga të dy palët.

-Advertisement-

Pika e parë është se deri në ora 8:00 të mëngjesit të ditës së shtunë duhet të largohen barrikadat dhe forcat e njësisë speciale, të cilat do të zëvendësohen me KFOR-in.

Pika e dytë e parasheh që më 4 tetor në ora 8:00 të mëngjesit letrat ngjitëse do të fillojnë të aplikohen nga të dy palët të cilat do të janë përkohshme.

Pika e tretë është që Serbia dhe Kosova të formoj grupin punues për gjetur një zgjidhje më afatgjatë lidhur më targat.

Ndryshe kjo marrëveshje është arritur pas dy ditëve dialog ndërmjet përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë./Gaztea Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera