Sport

Zyrtare: Këto janë pesë mungesat e Kosovës për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Finlandës

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 28 August 2017

Kosovës do t’i mungojnë disa futbollistë për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Finlandës.

Kombëtares së Kosovës do t’i mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Finlandës, shkruan Gazeta Express.

Albert Bunjaki në konferencën për media zbuloi se do të mungojnë Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa.

“Nuk kanë hapësira me skuadrat e tyre dhe kanë mbetur jashtë”, theksoi Bunjaki.

-Advertisement-

Ndeshja me Kroacinë zhvillohet më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, derisa pas tri ditëve Kosova pret Finlandën në “Loro Boriçi” në Shqipëri. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera