Sport

ZYRTARE: Këto janë ndryshmet thelbësore në futboll të aprovuara nga FIFA

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 04 March 2019

FIFA ka zyrtarizuar ndryshimet e rëndësishme në futboll.

Bordi ndërkombëtar i FIFA-s, vikendin që lamë pas, aprovoi disa ndryshime në rregulloren e futbollit, që pritet ta bëjnë më interesantë këtë sport.

Janë 7 gjithsej ndryshimet e zyrtarizuara  nga FIFA.

-Advertisement-

MURI  NË GODITJET STANDARDE – Ndryshimi më i rëndësishëm është ai vendosjes së murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve .

KONTAKTI GJYQTAR-TOP – Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek gjyqtarët. Deri më tani “xhaketat e zeza” janë konsideruar të barazvlefshëm me shtyllat, pasi kur topi prek ata loja vazhdon rregullisht, por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Nga sezoni i ardhshëm nëse topi ka kontakt me gjyqtarin, ai do t’i kthehet skuadrës që sapo e kishte në kontroll. Nëse topi përfundon gol pas kontaktit me gjyqtarin,  sipas rregullave të reja goli do të anulohet dhe topi do t’i jepet portierit.

PENALLTITË – Penalltitë do të ndryshojnë gjithashtu, pasi portierëve s’do tu kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një. Një tjetër ndryshim te penalltitë është fakti që tani e tutje çdo top i prekur me dorë do të jepet 11-metërsh, përjashtim bëjnë rastet e topave që kapin kontakt me dorën pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera