Sport

Zyrtare: Josa emërohet trajner i Prishtinës, Thaqi drejtor sportiv

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 19 September 2017

Prishtina ka vendosur që të bëjë ndërrim në udhëheqjen e ekipit të parë, duke ëmruar Josan trajner të ri të skuadrës.

Klubi kryeqytetas ka vendosur që drejtori sportiv Mirel Josa, i emëruar ditë më parë, të bëhet kryetrajner, ndërsa trajneri i deritashëm Arsim Thaqi të largohet nga posti i trajnerit për t’u bërë drejtor sportiv.

“Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv”, thuhet në njoftim të klubit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera