Lajme

Zyrtare, ja kush e pret Ramush Haradinajn në aeroport (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 27 April 2017

Ramush Haradinaj i cili pritet të vije sot rreth orës 19:00 në aeroportin e Prishtinës do e pritet nga gruaja dhe fëmijët e tij.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët mbajtën një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për lirmin e Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, në këtë konferencë ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë, familjen, aleancën dhe qytetarët e Kosovës, për shkak se Haradinaj u mbajt pa nevojë për 4 muaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, Gjini tregon se sa janë gëzuar ata, duke cekur se kjo është edhe hera e parë pas sa kohëve që po qesh në një konferencë për media.

“Ne si Aleancë jemi gëzuar dhe jemi duke e parë që i gjithë populli i Kosovës është gëzuar, është vendim që është dashur të merret shumë më herët, mirëpo më mirë vonë se ndryshe. Dua t’i falënderoj gjithë qytetarët, mediat, botën akademike dhe të gjithë që kanë dhënë mbështetje Ramushit, duhet falënderuar kryeministrin e Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, diaporës, Mal të Zi, Maqedonisë e gjithë shqiptarët kudo që janë, sidomos ata të Kosovës”, ka thënë ai.

Të pyetur nëse janë kontaktuar nga Qeveria e Kosovës për ndonjë organizim për pritje të Ramush Haradinajt, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se ata nuk janë kontaktuar fare, por që edhe po të ofrohej një organizim i tillë nuk do të pranohej.

Sipas Nitajt, pritja dhe organizimi do të jetë vetëm i qytetarëve, madje në aeroport nuk do e presin as vetë zyrtarët e Aleancës.

Ai shtoi, se ata nuk do i japin rast askujt që të fitojë poena politik nga kjo ngjarje.

“Qeveria e Kosovës nuk na ka kontaktuar për ndonjë organizim. Pritja do të jetë e qytetarëve dhe askush nuk mund të përfitojë nga rasti i Haradinajt. Pra, nuk do të ketë pritje politike, madje as ne nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do e presim në aeroport, por do e presim në shesh së bashku me qytetarët. Në aeroport do e presin vetëm Anita së bashku me fëmijët e tij”, ka thënë ai.

Ata ftuan gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe të presin së bashku ardhjen e Ramush Haradinajt. Sipas tyre, Haradinaj në shesh mund të arrij rreth orës 19:30.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera