Sport

Zyrtare: Ja kur do të luhen finalet e Kupës

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 22 May 2018

E diela e 27 majit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë festë futbolli, pasi do të zhvillohen ndeshjet finale të Digitalb Kupës së Kosovës, shkruan infokusi.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre ndeshjeve, sot, në selinë e FFK-së, Komisioni i Garave ka tërhequr shortin për skuadrat që do të jenë në cilësinë e vendasit.

LEXO EDHE: Nesër zhvillohet kjo ndeshje e barazhit

-Advertisement-

Kësisoj, në orën 13:00, do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, Mitrovica – Hajvalia, derisa në orën 16:00, do të përballen Vëllaznimi – Prishtina, në konkurrencën e meshkujve. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera