Sport

ZYRTARE: Futbollisti i njohur rikthehet në Kombëtaren shqiptare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 30 May 2017
Ergys Kaçe do të rikthehet në Kombëtare që në ndeshjen miqësore të 4 qershorit me Luksemburgun.

U fol se për sa kohë që Gianni de Biasi do të vazhdonte të ishte në krye të Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe nuk do të ishte pjesë e kuqezinjve, por kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë.

Mesfushori shtatshkurtër do të rikthehet në Kombëtare që në ndeshjen miqësore të 4 qershorit me Luksemburgun, shkruan “Supersport”, dhe sfidës delikate në kualifikueset e Botërorit 2018, me 11 qershor në  fushën e Izraelit. Një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e edicionit të Shqipërisë dhe ku nevojitet kontributi i të gjithëve. Edhe ai i një lojtari si 23-vjeçari korçar.

Pavarësisht se në këtë sezon ka luajtur më pak se 25 ndeshje mes çekëve të Viktoria Plzen dhe grekëve të PAOK, klasi dhe kualiteti i Kaçes nuk kanë diskutim. Mjafton të kujtosh që në fundin e sezonit rifitoi besimin e skuadrës nga Selaniku, ku u rikthye ne protagonist.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera