Sport

Zyrtare: Futbollisti më i mirë i Superligës prezantohet te Diosgyor VTK

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 29 January 2018

Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2017, Florent Hasani ka mbyllur kalimin e tij nga Trepça ’89 te Diosgyor VTK.

Është vetë lojtari që i ka publikuar disa foto nga prezantimit i tij te klubi hungarez.

“Miqtë e mi të nderuar dhe të respektuar nga sot zyrtarisht jam pjesë e Fc Diosgyor VTK në ligën e Hungarisë”.

-Advertisement-

Hasani gjatë prezantimit

“Pas një rruge të gjatë dhe me shumë sakrifica , sot erdhi dita që të bëjë një hapë më të madh në karrierë”, ka shkruar Hasani.

Ai tutje ka falënderuar klubin e fëmijërisë FC Vushtrria, ku ka debutuar si 17 vjeç.

Hasani te Diosgyor VTK

Nuk ka harruar edhe Trepça’89 ku ka kaluar dy vite e gjysmë dhe ka arritur shumë suksese si titulli kampion.

Hasani duke nënshkruar kontatën

Së fundmi ai ka përmendur edhe presidentin e 89-shit, Abedin Zekën dhe Meriton Berishë e Attila Georgin, që e ndihmuan t’i ngjitë shkallët e futbollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera