Sport

Zyrtare: Fenomeni bëhet president i skuadrës së La Ligas

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 03 September 2018

Skuadra e La Ligas, Real Valladolid ka konfirmuar se ish-futbollisti i Brazilit, Ronaldo ka blerë 51% të aksioneve të klubit.

42-vjeçari është presidenti i ri i klubit, duke zëvendësuar Carlos Suarez, i cili do të mbetet në bordin e drejtorëve.

Marrëveshja për të blerë më shumë se gjysmën e aksioneve në dispozicion thuhet se është me vlerë rreth 30 milionë euro.

-Advertisement-

Investimi i Ronaldos në klub përfundon një krizë për Valladolidin. Në fund të sezonit të kaluar ata u promovuan përsëri në La Liga pas një përvoje katërvjeçare në Secunda Division.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera