Sport

Zyrtare: Federata e Kinës dënon rëndë Villas-Boasin

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 30 September 2017

André Villas-Boas, trajneri i Shanghai SIPG, është dënuar rëndë.

Trajneri portugez, André Villas-Boas nuk do të ketë të drejtë ta drejtoj skuadrën kineze, Shanghai SIPG, për tetë ndeshjet e ardhshme.

Këtë dënim ish trajneri i Chelseas e ka marrë nga Federata e Futbollit të Kinës pasi ka bërë sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Beijing Guoan, raporton Goal.com, përcjell  Express.

Villas-Boas ka kërkuar një penallti gjatë ndeshjes mes Shanghai SIPG dhe Beijing Guoan, por gjyqtari nuk e ka akorduar.

-Advertisement-

Portugezi ka bërë një gjest me gishtërinj në drejtim të gjyqtarit, e që në Kinë nënkupton se je i korruptuar.

Kjo nuk është hera e parë që André Villas-Boas dënohet nga Federata e Kinës. Ai më herët ishte dënuar dy here. /Express.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera