Sport

ZYRTARE: Dukagjini ‘godet’ me ish-sulmuesin e Feronikelit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 13 September 2017

Skuadra e futbollit Dukagjini nga Klina, anëtar e Ligës së Parë të Kosovës, është përforcuar me futbollistin Abu Razard Kamara.

“Edhe zyrtarisht Abu Razard Kamara është pjesë e klubit tonë. Ai vjen nga radhët e ish kampionit KF Feronikelit”, bëhet e ditur nga KF Dukagjini.

Synimi i skuadrës nga Klina është që të jenë sa më të kompletuar dhe njëherësh kërkojnë elitën e futbollit. Ata edicion e kaluar kanë qenë të pafat, pasi që në barazh nuk arritën ta mundin Dritën nga Gjilani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera