Sport

Zyrtare: Drita prezanton pasardhësin e Bekim Isufit

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 17 September 2018

Edhe zyrtarisht, Shpëtim Duro do të jetë trajneri më i ri i kampionit të Kosovës, Drita.

Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha shqiptare, do të vijë në Kosovë për ta shijuar një aventurë të re.

Duro pritet ta marrë timonin e Dritës që nga dita e sotme.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i Dritës, Valon Murseli në një prononcim për IndeksOnline.

”Po, kemi arritur marrëveshje me Duron”, u përgjigjë shkurt presidenti i Dritës.

Përndryshe, ditë më parë, Bekim Isufi u largua nga posti i trajnerit pas rezultateve të dobëta.

Me Isufin, Drita sezonin e kaluar e fitoi Superligën e Kosovës në futboll dhe Superkupën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera