Sport

ZYRTARE: Drilon Hajrizi kthehet në folenë e vjetër, i kërkon falje Torcidës

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 03 January 2021

Ylli mitrovicas i basketbollit, Drilon Hajrizi, është kthyer në folenë e vjetër, Trepçën.

Këtë e ka konfirmur vetë Hajrizi përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka kërkuar falje ndaj Torcidës për të kaluarën.

-Advertisement-

Hajrizi ka potencuar se po kthehet për ta ndihmuar klubin për të korrur sukseset e munguara me vite.

Ndërkohë, menaxhmenti ka thënë se po sakrifikojnë gjithçka vetëm për ta forcuar sërish Trepçën me basketbollistët vendorë por edhe të huaj.

Ky është shkrimi i Hajrizit:

Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime!
Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!
Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshem. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’ju kerkoj falje per mungesen!
Mire se ju gjeta,
DH12

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera