Sport

Zyrtare, Dortmund merr vendimin për trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 18 June 2019

Borussia Dortmund ka rinovuar kontratën e trajnerit Lucien Favre deri në 30 qershor të 2021-shit. “Pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin konstruktiv dhe të suksesshëm me Borussia-n”, ka thënë trajneri.

Zvicerani 61-vjeçar mori drejtimin e verdhezinjve në verën e 2018-ës dhe shkoi shumë afër fitores së titullit në Bundesliga në sezonin e kaluar.

“Lucien ka krijuar një strukturë shumë të mirë dhe ka zhvilluar lojtarët tanë”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmund-it, Michael Zorc. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm, Hans-Joachim Watzke, ka thënë: “Ai ka përmbushur në 100% pritshmëritë që kishim. Ishte zgjedhja më e logjikshme”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera