Sport

ZYRTARE: Dënohet Luciano Spalletti për festimin e golit kundër Sampdorias

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 24 September 2018

Luciano Spallettit i është ndalur drejtimi i Interit për një ndeshje për festën e tepërt te goli që Marcelo Brozovic i shënoi Sampdorias.

Interi në fundjavë shënoi një fitore në minutën e fundit ndaj Sampdorias me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga mesfushori kroat.

Festa e Spallettit te ky gol është klasifikuar si e tepërt nga Komisioni Disiplinor i Serie A, që i ka ndalur italianit drejtimin e Interit për një ndeshje.

-Advertisement-

Spalletti nuk do të ulet në bankinën e Interit ditën e martë, ku zikaltërit presin në San Siro skuadrën e Fiorentinas, për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera