Sport

Zyrtare: Bakaj pjesë e Lirisë

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 14 August 2017

Edvan Bakaj do të jetë portieri i ri i Lirisë.

Ai ka nënshkruar sot kontratë një vjeçare me klubin nga Prizreni.

“Jam i lumtur për akordin. Shpresoj të arrijmë objektivat me grupin”, ka thënë portieri gjatë prezantimi.

-Advertisement-

Bakaj sezonin e shkuar ishte pjesë e Tiranës, por ka bërë karrierë edhe në skuadra tjera në Shqipëri.

Liria ditë më parë e ka liruar portierin Mikel Kaloshi, që nuk bindi me performancën e tij skuadrën ‘bardhëezi’.

Bakaj është blerja e gjashtë e Bledi Shkëmbit nga Shqipëria, pasi më parë ka nënshkruar edhe me Andi Vrapin, Artur Maganin, Elton Bastriun, Jetmir Sefës dhe Kristi Koten. 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy