Sport

Zyrtare, Arsenali shkarkon Emery, Ljungberg zgjidhet trajner i përkohshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 29 November 2019

Unai Emery nuk është më trajneri i Arsenalit. Barazimi ndaj Southampton në fundjavë dhe humbja ndaj Frankfurt të enjten në Europa League brenda në Emirates Stadium kanë rezultuar fatale për trajnerin spanjoll i cili është shkarkuar nga detyra si trajner i skuadrës londineze pas rreth 1 viti e gjysmë.

Emery ka paguar për rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni ndërkohë që klubi me vendimin që ka marrë ka gëzuar edhe tifozët të cilët kërkonin me çdo kusht largimin e ish-teknikut të Sevillas dhe Paris Saint Germain. Për momentin Emery do të pasohet nga suedezi Freddie Ljungberg zëvendësi i tij i cili ka bindur në ato pak muaj që ka drejtuar skuadrën e të rinjëve.

Megjithatë ish-mesfushori i Arsenalit do të jetë vetëm një trajner provizor në pritje që klubi të gjejë pasuesin e Emery edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Ljungberg të ketë fatin e Hansi Flick i cili u konfirmua nga Bayerni deri në fund të sezonit, nëse bën mirë në ndeshjet e tij të para me topçinjtë.

-Advertisement-

Ecuria e Arsenalit në javët e fundit ka qenë vërtetë katastrofike. 7 ndeshje pa fitore, një situatë e ngjashme nuk ndodhte që nga vitit i largët 1992 dhe për këtë arsye ai që ka paguar faturën është Unai Emery. Në 20 vite me Arsene Ëenger në stol, Arsenali nuk kishte përjetuar asnjëherë një krizë të ngjashme rezultatesh.

Në sezonin e kaluar me Emery në pankinë Arsenali u rendit i 5-ti, dhe shkoi deri në finalen e Europa League duke e humbur ndaj Chelsea-t ndërkohë që në këtë sezon ka grumbulluar 18 pikë në 13 ndeshje dhe ka një diferencë prej 8 pikësh me vendin e 4-t.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera