Sport

ZYRTARE: Anulohet ndeshja e së shtunës, stadiumi testohet me ndeshjen e Superkupës

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 27 July 2018

Për shkak të vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi, ndeshja e paraparë të luhet të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me qëllim të testimit të tij, është anuluar.

Kjo për faktin se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur tri ditë zie dhe FFK ka respektuar vendimin, gjithnjë në koordimin me UEFA-n.

Kësisoj, ndeshja testuese e stadiumit do të jetë ajo e 13 gushtit e Superkupës ndërmjet kampionit, Dritës dhe fituesit të Kupës, Prishtinës. 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera