Zyrapi: Disa ushtarë përdornin maska që të mos identifikoheshin, ka pasur ankesa
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 16 July 2024
Dëshmitari Bslim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deklaroi se kishte shumë persona që përdornin maska për të mos u identifikuar, për çka kishte edhe ankesa në Shtabin e Përgjithshëm.
Këtë deklarim, Zyrapi e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe.
Përpara kësaj, me kërkesën e gjyqtarit, dëshmitarit iu prezantua një dokument për të cilin kishte thënë se ai mbante nënshkrimin e Jakup Krasniqit dhe se vula ishte e Shtabit të Përgjithshëm, e që ishte një urdhër për ndalimin e maskave.
Dëshmitari Zyrapi pohoi se kishte ankesa lidhur me këtë, prandaj kishte dalë ky urdhër.
“Kam pas nga zonat operative, kanë ardhë edhe nga zona e Drenicës, zona e Pashtrikut, edhe e Shalës. Në atë kohë i kemi pas këto ankesa sa më kujtohet mua gjatë asaj kohe”, tha dëshmitari, duke shtuar se ankesat janë bërë gojarisht gjatë takimeve.
“Më kujtohet se kanë qenë edhe gjatë vizitave të mia nëpër zona, por edhe gjatë takimit me komandantët”, u shpreh ai.
Dëshmitari tha se këta persona që përdornin maska, merrnin veprime ndaj civilëve, bënin ndalime të personave nëpër zona të tjera, e të tjera.
“Të shumtë ishin ata që përdornin maska për mos me u njoftë -identifikuar, vepronin në territoret e zonave të cilat nuk ishin ushtarë të tyre ose nuk kishin urdhra të tilla për të marrë ose që kanë vepruar me civilët apo me marrjen e mjeteve materiale, apo ndalimin e personave në zonë. Kjo ishte problem se nuk e dinin se kush ishin ata që kanë vendos këto maska dhe po bëjnë këto veprime. Nuk ishin ushtarë të këtyre zonave. Për atë edhe komandantët e zonave janë anku dhe është marrë ky vendim”, tha Zyrapi
Ai thotë se nuk e di saktë sa është ndjekur ky urdhër. Më pas, u pyet se a ka pasur ankesa edhe pas daljes së këtij urdhri nga zëvendëskomandanti i Përgjithshëm.
“Sa më kujtohet mua, jo nuk ka pas veprime”, tha dëshmitari.
Gjithashtu, Zyrapi u pyet se kush e ka pasur kompetencën që të zëvendësojë komandantët.
“Komandantin e zonës për ta zëvendësuar e ka pas të drejtën veç komandanti i Përgjithshëm. Normalisht nëse propozohet edhe nga shefi i Shtabit për të ndryshuar komandantin. Por, cilat janë arsyet për zëvendësim? Në qoftë se ai nuk e kryen detyrën e vet, nuk është i aftë të komandojë me njësitë operative, nuk është i aftë t’i udhëheqë ato njësi, atëherë mund të shkohet ndryshimi i komandantit të zonës. Por, në qoftë se ai i ka të gjitha dhe vepron, punon, atëherë nuk ka nevojë të ndryshohet dhe në këtë kontekst nuk jam pajtuar që të ndërrohen komandantët e zonave”, tha ai.
Kurse, theksoi se vendosjen e komandantit e bënte Komandanti i Shtabit, propozohej nga shefi i Shtabit por vendimi final i takonte komandantit të Përgjithshëm (komandantit të zonës).
“Kurse, të tjerët propozohen nga vetë komandanti i zonës, zëvendëskomandanti nga komandanti i zonës- emërohen nga Shtabi i Përgjithshëm.”, tha Zyrapi.
Ndërsa, gjatë kundërpyetjeve të tij, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq pyeti dëshmitarin se a ka pasur ndonjë njësi gjatë luftës sidomos më 1998 që kanë përdorur telefona satelitor, por një gjë e tillë u mohua nga Zyrapi.
Pas kësaj, avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se ka ndryshuar pozicionin e tij dhe nuk synon që të bëjë asnjë kërkesë. Si rrjedhojë, për dëshmitarin me pyetje vazhdoi trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe. / Betimi për Drejtësi
Të tjera
-
Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbetet e përk...
-
Basha në Beograd kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij në Nënkomitetin ...
-
Deputetja Fjolla Ujkani zhvillon një takim të rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjo...
-
Dy paqeruajtës të OKB-së plạgosen nga një sụlm izraelit në Liban
Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë plagosur të premten nga një sulm ...
-
Abazi për porositë e Kasanof: S’ka ndonjë ndryshim nga qëndrimet e Escobarit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar vizitën e t...
-
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në ven...
-
Buzhala e paditë për shpifje ministrin Sveçla
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për ...
-
Komunikimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Edita Tahiri: Turp kombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka q...
-
Hovenier falënderon Kasanof për vizitën në Kosovë, përmbledh takimet dhe diskutimet që zhvilloi Emisari këto dy ditë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj konfirmon publikisht këtë çështje për biseden e Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ketë një aksion lidhur ...
-
EKSKLUZIVE: Dardan Molliqaj shpalos detaje tjera për mos pjesëmarrjen në zgjedhje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindje...
-
Kosova ndan 200 mijë euro për Bosnje Hercegovinën pas dëmeve nga vërshimet
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Her...