Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmon për Infokus bastisjet në shtëpinë e ish shefit të AKI-së dhe këshilltarit të Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 30 October 2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar në një përgjgije për Gazetën Infokus kanë konfirmuar bastisjet që kanë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, dhe në shtëpinë e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Në përgjigjI thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer disa operacione të vazhdueshme që po mbështeten nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, ka thënë Chris Bennet për Infokus.

-Advertisement-

Derisa të pyetur nëse do të ketë bastisje të tjera, të njëjtit nuk kanë dhënë më shumë detaje./Gazeta Infokus/

Bastisje edhe në shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish shefit të AKI-së

Bastiset banesa e Blerim Shalës ish-këshilltarit të Thaçit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera