Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për ftesën për Remin

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 07 December 2018

Ish- komandanti i UÇK-së Rrustem Mustafa (Remi) është i ftuari i parë i Gjykatës Speciale. Ai ka marrë ftesë nga kjo Gjykatë për të dëshmuar më 14 janar gjë të cilën e ka konfirmuar edhe avokati i tij Arianit Koci.

Në një përgjigje për Zeri.info, Chris Bennet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka komentuar statusin e hetimit si dhe kohën e akuzave të mundshme.

“Jam i vetëdijshëm për raportimet në media në Kosovë. Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për postimin e Facebook te avokatit të z. Mustafa. Megjithatë, Zyra e Prokurorit Special nuk komenton statusin e hetimit të saj, kohën e akuzave të mundshme apo aktivitetet e ardhshme”, thuhet në përgjigje të Zyrës së Prokurorit.

-Advertisement-

Po ashtu tutje thuhet se kjo Zyre është e angazhuar për të kryer hetimin e plotë të të gjitha akuzave që ndodhen në Asamblenë Parlamentare të raportit të Këshillit të Evropës të siguruara nga Dik Marty.

“Zyra e prokurorit Special është e angazhuar për të kryer hetimin më të plotë të mundshëm të të gjitha akuzave që gjenden në Asamblenë Parlamentare të raportit të Këshillit të Evropës të siguruara nga senatori Dik Marty”, thuhet në përgjigjen e Chris Bennett, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera