Lajme

Zyra e kryeministrit publikon pamje brenda kampit Bondsteel ku po qëndrojnë afganët

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 06 December 2021

Zyra e Kryeministrit njofton për vizitën e Kurtit në kampin Bondsteel, aty ku po qëndrojnë qytetarët afganë. Njëherit publikohen pamje për herë të parë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri Albin Kurti është shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Redžepi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar se është nder për vendin që t’i mirëpresin qytetarët afganë.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti tha se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku”, vijon njoftimi.

“Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan”, përfundon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera