Zyra e Kryeministrit hap dy konkurse për një ditë: Ka afat deri më 10 mars

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 23 February 2023
Zyra e Kryeministrit ka hapur dy konkurse, përmes secilës po kërkohen dy anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe një për Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Sipas ZKM-së, të dyja konkurset janë shpallur më 20 shkurt. Konkursi është i hapur deri më 10 mars, raporton Paparaci.
Bazuar në përshkrimin e konkursit, për pozitën ‘anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës’, thuhet se kandidati të jetë i kualifikuar në drejtësi, ekonomi ose drejtim të barasvlershëm si dhe të ketë pesë vite përvojë pune profesionale.
“Askush nuk mund të emërohet anëtar i Komisionit nëse: 2). brenda dy (2) viteve të fundit ka qenë anëtar i bordit drejtues ose menaxhues të një ndërmarrjeje ose grupimi të ndërmarrjeve; në pesë (5) vitet e fundit është dënuar me vendim të prerë për veprat penale: të korrupsionit zyrtar; keqpërdorim i detyrës zyrtare; krime ekonomike dhe konflikt të interesit. 3. Gjatë ushtrimit të mandatit, anëtari i Komisionit nuk mund të ketë interes pronësor, marrëdhënie pune ose marrëdhënie kontraktuese me një ndërmarrje ose grupim të ndërmarrjeve; të jetë zyrtar publik; të përfshihet në veprimtari politike”, thuhet në konkurs.
Ndërkohë, për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), kandidati që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për këtë pozitë – ndër të tjera – duhet të ketë të përfunduar provimin e jurisprudencës dhe të ketë së paku tre (3) vjet përvojë profesionale në njërën nga këto fusha: drejtësi, administratë publike, financa publike ose prokurim.
Po ashtu, kërkohet që kandidati të ketë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, me vendosmëri dhe përgjegjshmëri.
“Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që të aplikojnë në konkursin për anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP)”, thuhet në konkurs.
Të dyja konkurset mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz.

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...