Zyra e Auditorit paguan 10 mijë euro në muaj qira
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 24 January 2018
Nga viti 2003 deri tani, Zyra e Auditorit Kombëtar, ka paguar mbi 2 milionë euro qira për shfrytëzimin e objektit në të cilin ndodhet aktualisht.
Sipas Auditorit Kombëtar, Besnik Osmani, për objektin me qira ata paguajnë në muaj 10 mijë euro.
Këtë shqetësim Osmani e ka paraqitur gjatë prezantimit të raportit për vitin 2016 në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Anëtarët e Komisionit janë shprehur të shqetësuar për shumën e parave që po i paguan ky institucion që sipas tyre kjo çështje duhet të ngritët edhe në Kuvend në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.
Kryetari i Komisionit, Lumri Abdixhiku, ka thënë se kostoja e kësaj qiraje është jashtëzakonisht e madhe, derisa tha se komisioni do të ofronte mbështetje në gjetjen e fondeve për ndërtimin e një objekti të ri.
“Një temë që e kemi diskutuar shpesh është objekti i juaj edhe qiraja. E jashtëzakonshme. Këtu po e shoh që rreth 10 mijë euro për një muaj është pagesa . 31 % e buxhetit me shkua në qira është shumë jashtëzakonisht e madhe. E kam një pyetje a keni bërë ndonjë kërkesë në kryeministri apo diku tjetër për zgjidhje të kësaj problematike. Ne si Komision ju kishim ndihmua për me gjet fonde edhe për ndërtim të ndonjë objekti të ri ”, tha Abdixhiku.
Ndërsa Osmani, ka treguar se këtë shqetësim e ka ngritur si në Qeveri, ashtu edhe në Komunën e Prishtinës, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Unë nga marrja e mandatit çdo muaj i përsëris kërkesat , edhe me shkrim edhe verbale në organe të qeverisë. Edhe pranë kuvendit. I kam drejtuar këto kërkesa edhe pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës që të shihen hapësirat e mundshme. …Zyra Kombëtare është themeluar në vitin 2003, nga atëherë është me qira, deri më tani janë paguar më shumë se 2.9 milion euro”, tha Osmani.
Poashtu në mbledhjen e komisionit, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paraqitur opinion për ndikim buxhetor për plotësim ndryshimin e ligjit për presidentin. Sipas tij, plotësim ndryshimi i ligjit nuk paraqet kosto të papërballueshme për buxhetin.
“Projektligji do të ketë kosto shtesë për buxhetin e Kosovë në vlerë prej 66 mijë e 543 euro në periudhën 2018-2020 si dhe kërkesë për tre punëtorë shtesë përkatësisht për vitin 2018-të kostoja shtesë është në vlerë prej 22 mijë euro, për vitin 2019-të kostoja shtesë është në vlerë 22 mijë e 181 dhe për vitin 2020 , kosto shtesë është 22 mijë e 272 euro. Kjo shumë është . Në momentin kur është ndarë ky vlerësim nuk ka qenë pjesë e projeksioneve buxhetore në zyrën e presidentit , mirëpo opinioni i departamentit të buxhetit me datën 24.1.2018-të në kohën kur është lëshuar ky opinion , me datën 3.5 .2017 ligji i buxhetit 2017 ka qenë në fuqi, dhe ka qenë një situatë tjetër buxhetore “, tha Hamza.
Më pas Komisioni për këtë kërkesë i ka rekomanduar komisionit funksional që projektligji për ndryshim dhe plotësim për Presidentin e Kosovës përmban kosto buxhetore të përballueshme për buxhetin.
Pikë tjetër e rendit të ditës të këtij Komisioni ishte paraparë të jetë edhe shqyrtimi i raportit vjetor për KOSTT i cili është shtyrë për mbledhjen e radhës.
Ndërsa i ka proceduar në kryesi propozimin e panelit të Bankës Qendrore të Kosovës kandidatët për guvernator të BQK-së.
Në kryesi janë rekomanduar për zgjedhje prej njërit nga këta kandidatë: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.
Në këtë mbledhje është bërë edhe Shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Lipjanit për vitin 2018.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...