Zvicra, vendi më i mirë në botë për 2018-ën
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 25 January 2018
Zvicra nuk po zë titujt kryesorë të medieve këtë javë, vetëm për shkak se po pret Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Vendi alpin është zgjedhur si vendi më i mirë në botë nga raporti “Vendet më të mira 2018”, që bazohet në një vëzhgim të më shumë se 21 mijë udhëheqësve të biznesit dhe pjesëtarëve të publikut.
Raporti analizon 80 vende dhe i rendit në bazë të atributeve që konsiderohen të rëndësishme për suksesin e një vendi modern, si hapja ekonomike, cilësia e jetës dhe ndikimi.
Raporti është përpiluar nga shërbimet dixhitale të medias “US News & World Report”, në bashkëpunim me kompaninë e marketingut “Y&R” dhe shkollën e biznesit “Wharton” në Universitetin e Pensilvanisë, transmeton tch.
Zvicra renditet e para për të dytin vit radhazi, për shkak të nivelit të saj të ulët të papunësisë, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe ekonomisë së qëndrueshme dhe të begatë. Vendi është mes të parëve për hapjen e një biznesi, për sipërmarrjet e reja dhe cilësinë e jetesës.
Gjashtë nga 10 vendet e klasifikuara të parat në raport janë europiane. Kështu, pas Zvicrës renditet Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, e më tej pasojnë në pesëshen e dytë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Holanda.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...