Lajme

Zvicra rrit normat e interesit në mes të krizës bankare

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 23 March 2023

Banka Qendrore Zvicerane rriti normën e saj të interesit me 50 pikë bazë në 1.5 për qind të enjten mes shqetësimeve që janë shfaqur në sektorin bankar.

Rritja e katërt radhazi synon luftimin e presionit të vazhdueshëm inflacionist, thuhet në deklaratën e Bankës Kombëtare të Zvicrës, duke rikujtuar se norma vjetore e inflacionit ishte 3.4 për qind në shkurt.

Ndërsa kolapsi i huadhënësit zviceran Credit Suisse shkaktoi valë tronditëse në tregjet financiare globale, rivali i saj UBS njoftoi se do të blinte Credit Suisse për 3 miliardë franga (3.24 miliardë dollarë) me mbështetjen e qeverisë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Për t’u përballur me krizën financiare, Banka Qendrore po siguron sasi të mëdha likuiditeti në franga zvicerane dhe valuta të huaja, thuhet në deklaratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera