Sport

Zvicra me pesë shqiptarë në Botëror

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 04 May 2018

Kampionati Botëror “Rusia 2018” po afrohet, dhe lista e lojtarëve të Kombëtareve po bëhet gati.

Siç shkruan “telegraph.co.uk”, nëse nuk ndryshon diçka deri para fillimit të Botërorit, Zvicra do të ftojë pesë futbollistë shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Në portë dhe në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime, kurse mesfusha pritet t’iu besohet shqiptarëve. Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerimi Xhemaili pritet të ftohen nga Vladimir Petkoviq.

-Advertisement-

LEXO EDHE: A jeni gati për El Clasico?

Të gjithë këta lojtarë kanë përvojë të madhe, derisa për Behramin do të jetë Botërori i katërt radhazi në karrierën e tij.

Në sulm pritet të ftohen Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Shaqiri ka treguar formë të mirë personale, edhe pse e kundërta ndodhi me Stoke, derisa Mehmedi ka pasur një lëndim dhe është aktivizuar pak në Wolfsburg.

Zvicra ndodhet në grup me Kosta Rikën, Serbinë dhe Brazilin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera