Zvicra mbështet Kosovën me 86 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 13 May 2022
Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore.
Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zvicran, Thomas Kolly dhe zëvëndësdrejtoresha e Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë.
“Kosova është bërë partner i Zvicrës dhe mendojmë që të vazhdojmë këtë miqësi, miqësi që kemi jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe në sfera të tjera”, deklaroi ambasadori Kolly.
Zëvëndësdrejtoresha e SDC-së, Huber deklaroi se ky program është shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“Historia na ka bashkuar, po i referohem këtu diasporës ata që janë në Zvicër të cilët i kemi pranuar gjatë vitit 99-të. Programi të cilin sot e kemi lancuar është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë një progres për Kosovën në tri fusha, ujin, ekonominë dhe demokracinë. Vetëm në vitet e fundit rreth 600 mijë qytetarë kane përfituar qasje në ujë, dhe 10 mijë veta janë të punësuar, prioriteti ynë mbetet luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe në zgjidhjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Agresioni Rus në Ukrainë na ka treguar sa e rëndësishme është demokracia”, tha Huber./KP
Të tjera
-
Ramush Haradinaj – Albin Kurtit: Ende nuk je përgjigjur se si u gjete i mbuluar me batanije, në një makinë me agjentë serbë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reaguar pas p...
-
Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime rreth dyshimeve se disa qenë janë h...
-
KCSF lanson fazën e dytë të Programit EJA Kosovë dhe ndanë Çmimin për Demokraci 2023
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mbajtur sot ceremoninë e lan...
-
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndaj...
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...
-
Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fusho...
-
Gjykimi për krïme lufte, dëshmitari: S’muj as me përshkru se çfarë tmerri ka ndodh atë ditë
Në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Shefqet B...
-
Në Rusi shënohet ditëlindja e Navalnyt pavarësisht paralajmërimeve zyrtare
Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kr...
-
Kurti: Mimoza Kusari s’është në VV, edhe po të ishte, VV ka komisione, kryetari s’është diktator
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur para gazetarëve, ku është p...
-
Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i ka...
-
Raportet me Osmanin, Kurti: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme
Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vj...
-
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit...