Zvicër, mjeku ia heq gabimisht dy gjinjtë pacientes
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 20 June 2018
Para Gjykatës penale të Luganos, të martën ka filluar procesi gjyqësor ndaj një mjeku të Klinikës “Sant’Anna” në Sorengo të Luganos.
Në vitin 2014, ai ia kishte hequr gabimisht dy gjinjtë pacientes.
Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët e tij kanë kërkuar prolongim të negociatave.
Akuza kirurgun e rëndon për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me neglizhencë, si dhe falsifikim të dokumenteve.
Para veprimit të tij, ai nuk ishte siguruar ashtu siç e parasheh obligimi i tij, se cila paciente gjendet para tij, duke e zëvendësuar me një paciente tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Si rezultat i këtij gabimi, ai pacientes së prekur ia ka amputuar të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar.
Përpos kësaj, ai ishte përpjekur të justifikonte më vonë ndërhyrjen kirurgjikale në regjistrat përkatës të klinikës.
Prokuroria fillimisht kishte kërkuar urdhërdënim prej 120 mëditjeve dhe 3.000 franga gjobë.
Por, ky urdhër ishte mohuar nga mjeku dhe tani gjendet përballë trupit gjykues.
Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët mbrojtës kanë kërkuar prolongim të negociatave gjyqësore, pasi “të drejtat e tyre mbrojtëse ishin dëmtuar rëndë”.
Gjykata e ka refuzuar kërkesën e tyre, njofton më tej Albinfo.ch.
Nëpër mediat zvicerane, procesi ka shkaktuar reagime të shumta.
E gjithë kjo, pasi gazetarët që zbuluan rastin, u paditën nga klinika për dëmtim të imazhit, por u liruan nga instanca e dytë.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...