Lajme

Zvicër: Gruaja shkelet tri herë nga vetura e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 05 November 2022

Një grua në Zvicër u lëndua rëndë pasi doli nga makina e saj me motorin ende të ndezur, çka bëri që vetura ta shkelë atë tre herë, tha policia.

45-vjeçarja kishte dalë nga makina e saj në një zonë banimi në St Gallen në Zvicrën verilindore, ndoshta për të nxjerrë diçka nga bagazhi, tha policia rajonale.

Por më pas, makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të ecte mbrapa.

-Advertisement-

Gruaja kishte tentuar të ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe ishte shkelur për herë të parë.

Më pas, makina ishte përplasur me një automjet tjetër dhe u kthyer në drejtim të kundërt, duke e shkelur gruan për herë të dytë, tha policia, raporton Guardian, transmeton Klankosova.

Por makina më pas goditi një trotuar, duke u kthyer sërish në drejtim të gruas dhe duke e shkelur atë për herë të tretë, përpara se përfundimisht të godiste një pengesë prej druri dhe të ndalonte.

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera