Lajme

Zvicër, dalin në treg hamburgerë me insekte

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 15 August 2017

Rrjeti i dytë më i madh i supermarketeve në Zvicër ka njoftuar se do të shesë hamburgera me insekte duke nisur nga java e ardhshme.

Produktet, që do të jenë të prodhuara nga Essento, do të jenë të disponueshme në Gjenevë, Bernë dhe Zyrih.

Kështu, Zvicra bëhet vendi i parë evropian që autorizon shitjen e ushqimeve me bazë insektesh për njerëzit.

-Advertisement-

Në muajin maj, ligjet për ushqimin në Zvicër u ndryshuan në mënyrë që të lejohej shitja e ushqimeve që përmbanin bulktha, karkaleca dhe krimba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera