Lajme

Zveçani ende pa asnjë votues, kaq ishte pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 21 April 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë për sot ku ka treguar për procesin e zgjedhjeve si dhe numrin e votave në katër komunat veriore, shkruan Gazeta Infokus

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se procesi zgjedhor në komunat veriore është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë pengesë deri tani sipas informacioneve nga zyrtarët në vendovotime.

“Sipas të dhënave, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 15:00 është si në vijim:

-Advertisement-

Leposaviq: 122 votues

Zubin Potok: 17 votues

Zveçan: asnjë votues

Mitrovicë e Veriut: 64 votues

Ai sërish u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Kujtojmë që sot janë duke u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore për largimin apo jo të kryetarëve aktualë në këto komuna.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera