Zv/ministrja e Donika Gërvallës dënohet me 500 euro gjobë për deklarim të pasurisë me vonesë
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 17 August 2023
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi është dënuar me 500 euro gjobë pasi është shpallur fajtore se ka deklaruar me vonesë pasurinë.
Aktgjykimi është shpallur më 5 dhjetor 2022 derisa aktakuza ishte ngritur më 15 qershor 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykata Themelore me rastin e dënimit me gjobë ndaj zëvendësministres Gashi ka shqiptuar urdhër ndëshkimor gjithnjë sipas kërkesë së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Fillimisht, gjykata më 15 qershor të 2022 ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Gashit për veprën penale “Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
E akuzuara Gashi në cilësinë e zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë edhe pse ka qenë e njoftuar përmes vendimit për emërim nga Kryeministri Kurti si dhe nga zyrtarja kontraktuese brenda ministrisë, e njëjta deklarimin e pasurisë e ka bërë me vonesë.
Gjykatësi Eroll Gashi pasi që ka shqyrtuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor.
Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë ka marrë parasysh shkallën e përgjegjësisë penale, intensitetin e rrezikimit apo dëmtimit të vlerës së mbrojtur.
Gjykata po ashtu ka sqaruar në vendimin e saj se dënimi i shqiptuar me gjobë prej 500 euro ndaj Gashit, është vendim meritor dhe vendim përmes të cilit do të parandalojë të akuzuarën Gashi që të kryejë vepra tjera penale në të ardhmen.
Ndaj këtij urdhri ndëshkimor sipas vendimit, të akuzuarës Gashit i lejohet e drejta që të paraqesë kundërshtim me shkrim ose me gojë në afat prej 8 ditësh.
Ndryshe “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se me 15 qershor të 2022 Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres Gashi për veprën penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së”.
Për mosdeklarim të pasurisë ishte dënuar edhe ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Rozeta Hajdari me 700 euro gjobë me 29 dhjetor 2022.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...