Lajme

Zv.ministri i mbrojtjes zbulon situatën më kërcënuese

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 07 August 2017

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi deklaroi se situata më e rrezikshme sa i takon vatrave të zjarrit në vend, është në Dukat, në malin e Çikës, ku temperaturat kanë arritur ekstremin dhe forcat e ushtrisë kanë punuar në kushte ekstreme.

“Ka shumë situata të rrezikshme, ku është ndërhyrë. E vështirë është situata e krijuara në Dukat, sidomos në malin e Çikës. Kanë qenë temperatura shumë të larta në zonë, deri në 45 gradë, dhe punonjësit e ushtrisë kanë vepruar në kushte të vështira. Ndërhyrjet e ushtrisë për zjarret kanë qenë në 9 qarqe”, – u shpreh Koçi në Neës 24.

Zv.ministri i mbrojtjes zbuloi si po koordinohet puna e forcave të ushtrisë, zjarrfikësve dhe jo vetëm, për të përballuar situatën e rëndë të zjarreve.

-Advertisement-

“Edhe pse gushti konsiderohet muaj pushimet, forcat e ushtrisë janë në punë. Ne kemi angazhuar 3000 forca. Janë mbi 300 mjete transporti, zjarrfikëse, dhe mjete të tjera, të angazhuara gjatë kësaj periudhe. Po kështu është angazhuar edhe komanda ushtarake dhe policia ushtarake. Padyshim që kjo bëhet pa cënuar programe të tjera”,- deklaroi Koçi. /LAPSI.AL/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera